Kreu i PDK, Memli Krasniqi ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për fjalimin që ky i fundit ka mbajtur në OKB lidhur me raportin e Dick Marty dhe luftën e UÇK.
Statusi i plotë i Memli Krasniqit:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët.
Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës.