Topi i Artë është çmimi më prestigjioz individual për një futbollist. Football Manager, loja e njohur e futbollit, ka bërë një simulim duke parashikuar 10 fituesit e ardhshëm.

2022: Kevin De Bruyne fitues. Cristiano Ronaldo në vendin e dytë dhe Robert Lewandowski pozicionohet në vendin e tretë të renditjes.

2023: Kylian Mbappe fitues. Në vendin e dytë pozicionohet Erling Haaland, ndërsa në vendin e tretë do të jetë Sadio Mane.

2024: përsëri Kylian Mbappe fitues. Vendi i dytë do t’i shkojë Lionel Messi-t, ndërsa në vendin e tretë do të pozicionohet Robert Lewandowski.

2025: Triumfi i tretë për Kylian Mbappe. Mbrapa krahëve të tij do të jetë Phil Foden, secondo, ndërsa në vendin e tretë gjejmë Mohamed Salah.

2026: Mohamed Salah dorëzohet vetëm para Kylian Mbappe, i cili merr triumfin e katërt radhazi. Në vendin e tretë pozicionohet Robert Lewandowski.

2027: Kylian Mbappe fiton për herën e pestë radhazi, ndërsa mbrapa krahëve të tij do të jetë Dejan Kulusevski. Në vendin e tretë, Vinicius Junior.

2028: Teksa Kylian Mbappe do të sigurojë Topin e Artë për herën e gjashtë radhazi, Vinicius Junior ngjitet në vendin e dytë. Në të tretin,

Eduardo Camavinga.

2029: Përmbyset podiumi mbrapa krahëve të Kylian Mbappe. Eduardo Camavinga del i dyti, ndërsa Vinicius Junior renditet i treti.

2030: Dejan Kulusevski kthehet në podium, menjëherë mbrapa të përhershmit Kylian Mbappe, që siguron trofeun për vitin e tetë radhazi. Në vendin e tretë, Eduardo Camavinga.

2031: Eduardo Camavinga i jep fund dominimit të Kyalian Mbappe, i dyti, dhe siguron Topin e Artë. Në vendin e tretë renditet Vinicius Junior.