Ditën e sotme është mbledhur Forumi për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese, ku në fokus është menaxhimi i mbetjeve. I pranishëm në këtë forum është edhe kryeministri Edi Rama, ambasadori gjerman Peter Zingraf. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u shpreh se shumica e punës me mbetjet është arritur me sukses, por megjithatë ka ende punë për më tepër.

‘Jemi shumë mirë, shumë pastër por jo aty ku duhet standardi në dokumentin e strategjisë kombëtare dhe në masterplanin në menaxhimin e mbetjeve. Të përmirësosh cilësinë e mbetjeve do të thotë të përmirësosh standardin. Kjo do të thotë të nxitësh ekonominë qarkulluese dhe ne duhet të kemi prioritet pastrimin e fshatrave. Ne ia dolëm që në një vit të mbyllim rreth 15 vatra të paligjshme, janë pak por s’mund të mos përmend këtu Gjirokastrën ku digjeshin, Përmetin etj. Kemi fituar disa beteja, por jemi ende në përpjekje për të fituar luftën. Jemi larg një sistemi ku ndotësi paguan të jetë funksional. Ka bashki që sot nuk mbledhin dot tarifat e pastrimit, që nga Tirana që e ka 40 euro max dhe bashkitë e vogla që shkon 4-5 euro për familje, krahasuar me vendet e tjera evropiane tarifat e pastrimit në Shqipëri janë ndër më të ulëtat,” tha Kumbaro.