Stadiumi i ri i Partizanit është drejt përfundimit dhe së shpejti klubi i kuq mund të zhvillojë ndeshjet e saj si pritës në shtëpinë e re.

KOMPLEKSI PARTIZANI 1

Së fundmi klubi i Partizanit ka publikuar pamjet sesi është transformuar impianti i ri i “demave” ku çdo gjë duket gati dhe me stolat e vendosura në tribunat përkatëse.

KOMPLEKSI PARTIZANI 3

Klubi kuq ka bërë një postim në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” të pamjeve të stadiumit me mbishkrimin “Së shpejti, shtëpia jonë!”.

KOMPLEKSI PARTIZANI 5

Aktualisht Partizani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion të ri të Kategorisë Superiore, teksa në tre ndeshje të zhvilluara i ka fituar të gjitha, respektivisht ndaj Egnatias me rezultatin 2-1, ndaj Laçit minimalisht 1-0 dhe kundër Bylisit sërish me shifra minimale 0-1 falë supergolit të Xhuliano Skukës.