NATO ka nisur stërvitjen më të madhe detare që është mbajtur ndonjëherë në Mesdhe. Aleanca e Atlantikut Veriut ka bërë të ditur se kjo stërvitje do të shërbejë për të rritur gatishmërinë dhe aftësinë e forcave anëtarë për të bashkëpunuar.
Në këtë stërvitje do të marrin pjesë 5 nëndetëse, 5 avionë, 1500 forca detare.
NATO njofton se në këtë stërvitje do të marrin pjesë 12 shtete anëtare, mes tyre edhe Turqia me Greqinë, të cilat gjatë ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm tensionet./m.j