Princi William dhe Princi Harry do të ecin së bashku pas arkivolit të Mbretëreshës në një procesion në Londër të mërkurën.
Vëllezërit, së bashku me Mbretin, do të ndjekin arkivolin në këmbë nga Pallati Buckingham në Westminster Hall, ku do të pushojë arkëmorti.
Procesioni do të largohet nga pallati në orën 14:22 BST dhe pritet të mbërrijë në Westminster Hall në orën 15:00 BST.
Një shërbim që zgjat rreth 20 minuta më pas do të drejtohet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t.
Tre vëllezërit e motrat e Mbretit – Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Eduard – gjithashtu do të ecin në procesion.
Camilla, Mbretëresha bashkëshorte dhe Catherine, Princesha e Uellsit, do të udhëtojnë me makinë, si dhe Sophie, kontesha e Wessex dhe Meghan, Dukesha e Sussex.
Kjo vjen pasi Princi William dhe Princi Harry, të shoqëruar nga gratë e tyre, u shfaqën para turmave të mbledhura jashtë kështjellës Windsor të shtunën.
foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Grupi mbërriti me të njëjtën makinë dhe kaloi rreth 40 minuta duke përshëndetur njerëzit dhe duke parë lulet e lëna për gjyshen e tyre.
Ishte hera e parë që vëllezërit ishin parë pranë njëri-tjetrit në publik që nga funerali i gjyshit të tyre, Dukës së Edinburgut, në prill të vitit të kaluar.
Të dy ishin në një shërbim falënderimi në Katedralen e Shën Palit gjatë festimeve të Jubileut të Platinumit në qershor, por u ulën në anët e kundërta të katedrales.
Mbreti foli ngrohtësisht për Harry-n dhe Meghan-in në fjalimin e tij televiziv drejtuar kombit të premten në mbrëmje.
Pasi njoftoi se William dhe Kate do të bëhen Princi dhe Princesha e Uellsit, ai tha: “Dua gjithashtu të shpreh dashurinë time për Harry-n dhe Meghan-in teksa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë shtetit”.
Në një homazh për Mbretëreshën të hënën, Harry tha gjithashtu se donte “të nderonte babanë në rolin e tij të ri si Mbreti Charles III”.
Gjeneral Major Christopher Ghika, oficer komandues për procesionin në Westminster Hall, tha se parada do të përfshijë 800 deri në 1,000 anëtarë të forcave të armatosura.
Ai tha për programin Today të BBC Radio 4: “Është një detyrë shumë e trishtueshme, por është një privilegj unik të marrësh pjesë në detyrën e fundit të forcave të armatosura ndaj mbretëreshës sonë.
“Për sa i përket imazheve të Mbretëreshës duke lënë për herë të fundit Pallatin Buckingham, kjo do të jetë një pasdite shumë e veçantë”.
Udhëzimi i qeverisë thotë se radha pritet të jetë shumë e gjatë, me njerëz që qëndrojnë në këmbë për “shumë orë, ndoshta gjatë natës” dhe me shumë pak mundësi për t’u ulur.