Vajza e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, Bora, është diplomuar disa ditë më parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryemadhi, e cila ka publikuar një video në Facebook, ku teksa i uron suksese dhe se duhet të përgatitet për shkollën e vërtetë që është jeta.
Bora është vajza e madhe e Ilirit Metës dhe Monika Kryemadhit. Ajo është diplomuar për Matematik në Exeter në Angli dhe master finance në UCL.
Shkollimi i saj në një nga universitetet më të shtrenjta në Angli, ka tërhequr vëmendjen e gazetarit Flamur Vezaj. Gazetari me anë të një postimi në Facebook, shkruan se nga erdhën paratë për shkollimin e vajzës së Metës dhe Kryemadhit në Londër.
Vezaj ka publikuar disa dokumenta se sa kushton studimi në këtë universitet, ku ka studiuar Bora Meta, sipas tij për një vit duhet të paguash 31 mijë dollarë amerikanë. Për të jetuar atje përveç taksës së studimit të duhet edhe 11 mijë dollarë ndërsa për ushqim dhe gjëra të tjera të duhen 17 mijë dollarë në vit.
Pra në total sipas gazetarit Flamur Vezaj, vajza e çiftit Meta-Kryemadhi ka harxhuar 60 mijë dollarë në vit. Në fund të shkrimit të tij gazetatari Fezaj, e mbyll duke thënë se të gjithë janë të njëjtë, të korruptuar dhe të pamoralshëm që shesin moral.
Postimi i gazetarit Flamur Vezaj:
Po parat për shkollen ne Londer, nga erdhen???
Pak dite me pare Monika Kryemadhi publikoje nje video te diplomimit te vajzes! Ishte treguar pak e kujdeseshme për te mos identifikuar shume vendin ku vajza u diplomua! Por duke mos arritur te mbuloje te gjithe emrin e Universitetit ne Londer! E vetmja shenje qe dallohej nga video ishte UCL school!
Nga nje kerkim i vogel online dhe duke pyetur njerez ne Tirane, mesojme se vajza e Ilir Metes dhe Monika Kryemadhit paska diplomuar ne Londer! Ne Shkollen e Menaxhimit te Biznesit ne Kolegjin Universitetar te Londres! Me pak fjale shkolle biznesi! Nga nje studim i bere ne Londer, rezulton se ky Universitet eshte nder 3 Universitetet me te mira ne Angli!!! Tre me te miret ne Angli!!!
Po nga ky studim rezulton qe per te vazhduar kete universitet minimumi qe duhet te paguash ne vit eshte 31.380 dollare amerikane! Kjo shume rritet ne varesi te deges! Por Minimumi eshte 31.380 dollare!
E per te jetuar ne Londer, ne kampus universitar apo jashte ne shtepi private, nje student duhet te paguaj minimumi 11.400$ ne vit! Ndersa per ushqim dhe gjera tjera te nevojshme qe te jetosh ne Londer si student duhet minimumi te kesh ne llogari bankare 1.435 dollare ne muaj ose 17.200 dollare ne vit! Minimumi! Ketu duke mos perfshire blerjet e rrobave (firmato apo luksin se eshte vajza presidentit) apo pajisjet elektronike (kompjuter, IPad apo telefon)!
Pra ne total ne nje vit, minimumi qe te studiosh e te jetosh ne Londer duhen 60.000 dollare ne vit! Minimumi, pasi dege te ndryshme te Kolegji UCL kane Tarifa me te larta apo edhe qendrimi ne zona te mira te Londres kane cmim me te larte te qerave! Pra ish-presidenti Meta per dy vite rroge ne Presidenc i siguronte nje vit studim vajzes, duke mos perdore rrogen për asnje pagese tjeter vetem shkollen e njeres vajze! E nese ka studiar tre vite i jane dashur mbi 180.000 dollare minimumi!
Po femijeve tjere, me cfare te ardhurash i paguan shkollen kryetari i partise se “pengmarrjes” apo bashkshortja e tij??!? Ja pra SPAK-ut i doli edhe nje piste tjeter hetimi (po te duan), pasi po keta prokurore tashme e kane praktiken e hetimit te Adriatik Llalles ne kete drejtim!?
Pse Llalla u hetua e Meta e te tjeret jo?! Pasi shume politikane i shko lloj e femijet jashte ne Universitete te shtrenjta!!! Mire bejne ne fakt, po parat ku i gjejne se me rrogat qe marrin nuk i perballojne keto fatura!?!? Jo per gje, po ngelen duke bere sikur i plasi zemra për korrupsionin e qeverise (qe jane realishte me shumice) me te cilet hanin bashke me nje kazan deri dje! Aman se mos thone edhe Keta si Rama qe punimet për ndertimin e viles ne Surrel ia bene dhurate disa ndertues!