Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e Italisë, nëse do të arrijë të formojë qeverinë e re me koalicionin e partive të djathta ekstreme, ende pa marrë detyrën, ka bërë padinë e parë ndaj një gazetare. Meloni duket se është e ndjeshme ndaj titujve të mediave pasi edhe pak orë pas votimeve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Itali, ajo reagoi në rrjetet sociale ndaj dy mediave italiane duke shkruar “Mjaft me genjeshtra”. Ndërkohë sot në rrjetet sociale, Meloni bën me dije se ka paditur gazetaren e “la Repubblica”, Rula Jebreal. Kjo pas shkrimit me titull “babai i Melonit ishte dënuar për trafik droge”.
“Gjatë fushatës së saj elektorale, @GiorgiaMeloni, Kryeministre e re e Italisë, promovoi një video përdhunimi që nënkuptonte se azilkërkuesit janë kriminelë që duan të zëvendësojnë të krishterët e bardhë. Ironikisht, babai i Melonit është një trafikant famëkeq droge/kriminel i dënuar që kreu dënimin në një burg spanjoll”, shkruan gazetarja në Twitter. Por Meloni thotë se babain e saj nuk e ka takuar nga mosha 11 vjecare deri sa ai vdiq.
Postimi i plotë
Takti i shtypit italian që tregon për hallet e babait tim, që në titujt e tij nënçmues nuk ka një element themelor. Të gjithë e dinë se babai im vdiq kur unë isha pak më shumë se një vjeç. Të gjithë e dinë që zgjodha të mos e shoh më në moshën njëmbëdhjetëvjeçare. Të gjithë e dinë se nuk kam pasur më kontakte me të derisa ai vdiq. Mesa duket ndër shumë gjëra që nuk vlejnë për mua është edhe thënia “mëkatet e babait nuk bien mbi fëmijët”. Ps. Zonja Jebreal, shpresoj se do të jeni në gjendje t’i shpjegoni gjyqtarit se kur dhe ku e kam bërë deklaratën që më atribuoni.