Gjykata e Tiranës ka pranuar aktet e konventës të LSI-së. Gjykata e Tiranës ka regjistruar ndryshimet në strukturat drejtuese, duke njohur si kreu i grupit të punës kryetar ish-presidentit Ilir Meta dhe zëvendës kryetar Agim Neshon. Me ndryshimet statutore dhe pranimin në gjykatë nga sot LSI është zyrtarisht Partisë së Lirisë, ndryshime të cilat i janë përcjell edhe KQZ si subjekt i interesuar.
Ndërkohë në Apelin e kryeqyteti ende nuk ka asnjë datë për kërkesën e PD zyrtare të Alibeaj për procesin e regjistrimit të PD (Rithemelimi) nga gjyqtari Agron Zhukri. Vendimi i Zhukrit është ankimuar në Apelin e Tiranës.