Ilir Toska është zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Me zgjedhjen e tij në mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Kushtetuesja bëhet me tetë anëtarë.
Kandidatët për vendin vakant ishin Ilir Toska, Manjola Xhaxho dhe Holta Zacaj.
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë gjithsej. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.