Të paktën 11 persona humbën jetën pasi u mbyten në brigjet e Tunizisë e 12 të tjerë janë zhdukur, teksa po tentonin të shkonin në Itali me gomone. në një mbytje të anijes në brigjet e Tunizisë, ndërsa 12 të tjerë janë ende të zhdukur.
Roja bregdetare e Tunizisë shpëtoi 14 persona pasi gomonia, e cila po transportonte 37 emigrantë të paligjshëm për në Itali, u fundos.
Pesë trupa u gjetën mbrëmjen e së shtunës, thotë agjencia shtetërore e lajmeve TAP, duke e çuar numrin e të vdekurve në 11. Më shumë se 1000 emigrantë mendohet se kanë vdekur këtë vit duke u përpjekur të kalonin Mesdheun qendror.
Shifrat janë marrë nga agjencia e OKB-së, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin. Nga 1033 emigrantë të klasifikuar si të vdekur ose të zhdukur, 960 mendohet se janë mbytur.
Varka tuniziane u nis nga rajoni Sfax, dhe u fundos rreth 40 milje më tej në bregun afër Chebba, Mahdia. Vija bregdetare rreth Sfax është bërë një pikë kryesore nisjeje për ata që përpiqen të kalojnë Mesdheun me shpresën për të arritur në Evropë.
Ishulli italian i Lampedusa shtrihet midis bregut lindor të Tunizisë dhe Siçilisë, dhe shpesh është destinacion kyç për ata që përpiqen të arrijnë Evropën nga Afrika e Veriut.
Sipas agjencisë kufitare të BE-së, Frontex, ka pasur 52,000 “hyrje të parregullta” përmes rrugës qendrore të Mesdheut midis janarit dhe gushtit të këtij viti, me emigrantë të ardhur kryesisht nga Tunizia, Egjipti dhe Bangladeshi.