Çifti Graciano Tagani dhe Argjira Spanca u bënë kryefjalë e mediave rozë pak ditë më parë pasi u aludua se prisnin fëmijën e tyre të parë. Dyshja e cila prej kohësh jetojnë sëbashku me njëri-tjetrin kanë nxitur reagime nga publiku i cili mesa duket mezi pret të marrë të tilla lajme pozitive.
shte një video e publikuar nga ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bruno Shemsho, ajo që i ka bërë ‘lëmsh’ të gjithë.
Bruno publikoi një video në Instastory ku shfaqej së bashku me moderatoren. Gjatë videos ai shprehej: “Jemi këtu me Argjirën e cila është shtatzënë, pret një beb”, ndërsa në mbishkrimin e postimit Bruno shkruante: “Unë ftesën për baby shoëer-in e mora. Meqë ra fjala, një nga çiftet më pozitiv në tv.”
Por, duket se e gjitha ka qenë shaka, pasi ditën e sotme gjatë pjesës së parë të “E diell” moderatorja mohoi të ishte në pritje të ëmbël.
“Nuk jam shtatzënë, është ende herët, ka kohë!”- u shpreh Argjira duke vënë kështu pikat mbi “i”.