Si ja doli Franca të jetë mbase i vetmi shtet europian që s’u prek thuajse fare nga kriza?

Kush do ta kishte menduar se një vend që prodhon energji të lirë nga centralet bërthamore do të ishte në gjendje t’i siguronte më mirë qytetarët e tij gjatë një krize globale?

Sigurisht kjo është një pyetje retorike dhe vetëm një nga arsyet pse Franca ja doli të ishte prej vendeve të prekura më pak nga kriza.

Në korrik, inflacioni i Eurozonës arriti një shifër rekord këto 25 vite, prej 8.9% – i nxitur nga një rritje prej më shumë se 39.7% e çmimeve të energjisë.

Megjithatë, jo të gjitha shtetet europiane po vuajnë njësoj.

Inflacioni i konsumatorit në Francë për shembull ndodhet në nivelin 6.8%.

Ndërsa inflacioni konsumator në Shtetet Baltike ka arritur nëmbi 20%.

Foto e niveleve të ndryshme të inflacionit në Eurozone via Eurostat

Pse inflacioni ndryshon nga shteti në shtet?

Pse shtete si Spanja e kanë punën më keq se Gjermania, apo Hungaria më keq se Polonia dhe mbi të gjitha pse Franca e ka më mirë se kushdo tjetër?

Faktorët që e bëjnë një shtet vulnerabël ndaj ndryshimeve në normat e inflacionit përfshijnë pavarësinë e bankave qendrore të secilit shtet, sistemet e tyre tatimore madje edhe historikun ekonomik ndër vite.

Por një arsye kryesore pse inflacioni dallon nga shteti në shtet është: fuqia blerëse.

Inflacioni konsumator supozohet të na tregojë se sa janë rritur faturat e një familjeje mesatare gjatë një viti.

Por për shkak se njerëzit në vende të ndryshme shpenzojnë paratë e tyre për gjëra të ndryshme, kjo ndikon në normat e inflacionit të konsumatorit edhe nëse të dyja vendet shohin një rritje identike në çmimin e mallrave të veçanta.

Në Shtetin A – një familje normale shpenzon 50% të të ardhurave mujore për ushqim dhe karburant (dy gjërat kryesore që po rrisin inflacionin sot).

Ndërsa në Shtetin B – një familje normale shpenzon vetëm 20% të të ardhurave për ushqim dhe karburant.

Nëse gjatë një viti, kostoja e ushqimit dhe karburantit në të dy vendet rritet me le të themi, 10% dhe çmimi i gjithçkaje tjetër mbetet i njëjtë, inflacioni në Shtetin A do të jetë rritur me 5% ndërsa në Shtetin B me 2%.

Kjo është ajo që po ndodh aktualisht në Europë.

Në Letoni për shembull, një familje normale shpenzon rreth 25% të të ardhurave mujore për ushqim dhe 16.3% për karburant.

Ndërsa në Irlandë, një familje shpenzon vetëm 12% të të ardhurave për ushqim dhe 13.8% për karburant.

Dhe për këtë arsye inflacioni në Irlandë është gati gjysma e atij në Letoni.

Por, variacioni në fuqinë blerëse në çdo shtet nuk është faktori i vetëm që ndikon mbi inflacionin.

Energjia

Një faktor tjetër është varësia e një shteti ndaj burimeve të energjisë.

Kriza aktuale e inflacionit po nxitet, mbi të gjitha, nga gazi natyror!

Central i prodhimit të energjisë bërthamore në Francë via Climate Scorecard

Çmimet e naftës për shembull janë stabilizuar në rreth $100 dollarë për fuçi, që është ende dyfishi i gjendjes së tyre para pandemisë, por nuk është një ndryshim aq i madh sa çmimet aktuale të gazit në Europë.

(275 euro për megavat orë ose 20-fishi i mesatares së tyre para pandemisë)

Ky është një lajm i keq për vendet që mbështeten nga gazi e sidomos atyre që varen nga gazsjellësit rus, të cilët kanë pësuar ndërprerje në furnizimin e tyre.

Gjermania është shembulli kryesor që mbështetej tek tubacionet ruse për pjesën më të madhe të importeve të gazit dhe tashmë ata janë të detyruar të investojnë në terminale për të nisur importet e gazit të lëngshëm (LNG).

Llojet e prodhimit energjetik ne France nder vite

Ndërkohë, Francezët prodhojnë 78% të energjisë së tyre nga centralet bërthamore, dhe 19% nga burime të tjera të rinovueshme.

Franca është gjithashtu një nga vendet e pakta të pavarura energjetike që thuhet se është në rrugën e duhur për të arritur objektivin neto zero.

Si përfundim, Franca mund të jetë duke e fituar ‘garën energjetike’ dhe superfuqive të tjera në Eurozone si Gjermania apo Britania e Madhe, mund t’iu duhet t’i ri-mendojnë rrënjësisht politikat e tyre për energjinë bërthamore pasi energjia e marrë nga era apo ajo e marrë nga hidrocentralet, nuk ka mjaftuar deri tani për t’i nxjerrë ata nga kriza që ka përfshirë çdo pjesëz të zinxhirit ekonomik mbarëbotëror.

Pse po fiton Franca?

-Franca është e varur nga energjia bërthamore gjë që e ka izoluar atë nga krizat energjetike edhe në të shkuarën.

-Në të njëjtën kohë, qeveria franceze ka ndërhyrë për të kufizuar ndikimin e inflacionit duke shpenzuar mbi 10 miliardë euro deri tani për të ulur impaktin tek qytetarët.

-Një shtet i cili kombinon sistemin kapitalist – ku tregu i lirë seleksionon në mënyrë krejtësisht të pavarur humbësit dhe fitimtarët – me politika shtetërore dhe kontrolle të forta mbi resurset natyrore, burimet e energjisë, rrugët dhe të tjera infrastruktura jetike, ka treguar se mund të jetë më i përgatitur në kohë krizash globale për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve.

Si përfundim, Franca mund të jetë duke e fituar ‘garën energjetike’ dhe superfuqive të tjera në Eurozone si Gjermania apo Britania e Madhe, mund t’iu duhet t’i ri-mendojnë rrënjësisht politikat e tyre për energjinë bërthamore pasi energjia e marrë nga era apo ajo e marrë nga hidrocentralet, nuk ka mjaftuar deri tani për t’i nxjerrë ata nga kriza që ka përfshirë çdo pjesëz të zinxhirit ekonomik mbarëbotëror.