Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann mori pjesë sot në Kongresin e Arsimit. Hohmann u shpreh se, Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në ndërtimin e një sistemi arsimor evropian. Ajo shtoi se, arsimi është instrument jetik për të zbatuar ambiciet evropiane të Shqipërisë.
“Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në ndërtimin e një sistemi arsimor evropian, duke investuar në shkolla të reja moderne e të mirëpajisura përmes programit EU4Schools, duke ofruar mundësi studimi dhe kërkimi për të rinjtë shqiptarë përmes programeve të Erasmus+ si dhe duke ndihmuar qeverinë shqiptare në programe duke u fokusuar në kërkim, novacion, trajnim profesional dhe në programet e arsimit gjithëpërfshirës. Arsimi është instrument jetik për të zbatuar ambiciet evropiane të Shqipërisë dhe BE-ja është krenare që ju përkrah në këtë përpjekje”, theksoi Hohmann në një postim në rrjetet sociale.