Ish-kryeministri i Malajzisë Najib Razak, kërkon falje mbretërore. Ai është dënuar me 12 vite burg për korrupsion. Kërkesa e tij për falje mbretërore vjen vetëm dy javë pasi është dënuar.
Gjykata e lartë e Malajzisë më 23 gusht kishte refuzuar një apel nga Najib, 69 vjeç, për të anuluar dënimin e tij për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në një çështje të lidhur me një skandal shumë miliardë dollarësh në fondin shtetëror 1Malaysia Development Berhad.
Nga hetimet ka rezultuar se rreth 4.5 mld dollarë janë vjedhur nga 1MDB – e bashkëthemeluar nga Najib gjatë vitit të tij të parë si kryeministër në 2009 dhe se mbi 1 miliard dollarë shkuan në llogaritë e lidhura me Najib.