Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kontraktuar avokatin Genc Gjokutaj, për të ndjekur ligjërisht kallëzimin penal që ka depozituar në SPAK kundër Autoritetit të Dosjeve.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se “jam i bindur në diskreditimin e plotë të këtij manipulimi dhe falsifikimi ndër më të rëndët në historinë e pluralizmit politik.
Falsifikatorët do të përballen me të gjithë forcën e ligjit!”.
Postiimi i Metës
Një ditë pas kallëzimit penal për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, ndërmorra sot hapin tjetër të radhës të caktimit të z.Genc Gjokutaj, avokat dhe ish-prokuror i njohur, për të ndjekur ligjërisht këtë çështje në funksion të një procesi të rregullt ligjor, por edhe transparent para të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Jam i bindur në diskreditimin e plotë të këtij manipulimi dhe falsifikimi ndër më të rëndët në historinë e pluralizmit politik.
Falsifikatorët do të përballen me të gjithë forcën e ligjit!