Seria A nis sot javën e 6 të Seria A me Interin që ka një ndeshje shumë delikate përballë Torinos. Zikaltërit kanë pësuar dy humbje rradhazi, një kundër Milanit në Seria A dhe tjera në Champions League, ndaj sot në orën 18:00 një tjetër rezultat jo pozitiv do përkeqësonte shumë ambientin. Madje do të rrezikonte ndjeshëm edhe stolin e Simone Inzaghit, i cili që tani është përfolur se mund të shkarkohet.

Për këtë ndeshje Inter do vijojë të ketë të padisponueshëm Romelu Lukaku-n, ndërsa Torino ka bërë një nisje të shkëqyer të kampionatit. Aktualisht është në vendin e 6 me 10 pikë, 1 më shumë se Interi që renditet i 8-ti.

Ndërkohë në orën 20:45 do jetë rradha e Milan për të synuar 3 pikët përballë Sampdorias në transfertë. ‘Djalli’ kampion në fuqi mban vendin e dytë së bashku me Napolin dhe pas fitores në derbi kundër Interit kërkon të vijojë me 3 pikëshat pavarësisht se në Champions barazuan kundër Salzburg.

Pioli vijon të ketë të padisponueshëm kroatin Rebic dhe mesfushorin Krunic, ndërsa para sfidës ka deklaruar se ‘i druhet Sampdorias për shkak të humbjes së fundit’, ndërsa ka zbuluar se titullarë në sulm do jetë Origi, por nuk ka zgjedhur ende mes Diaz dhe Charls de Keteleare në mesfushë.