Sot është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, ku, sipas burimeve, nuk është arritur dakordësi për rendin e ditës, duke shënuar kështu mbylljen e fazës së punës së komisionit.

Burime bëjnë me dije se Partia Socialiste do të paraqesë propozimin e saj vetëm për hartën e re territoriale, duke përcaktuar numrin e bashkive në të cilat do të ndahet Shqipëria.

Sipas të njëjtave burime, miratimi i hartës së re territoriale pritet të bëhet më 23 korrik, ndërsa në sesionin e ri parlamentar do të shqyrtohen dhe miratohen amendimet në ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe ligjin për financat vendore, të cilat preken nga ndryshimi i ndarjes territoriale.

Po sipas burimeve, propozimi i Partisë Socialiste për hartën e re territoriale parashikon që Shqipëria të organizohet në rreth 40 deri në 50 bashki.