Çështjen e lobimit të PD me para ruse, kryeministri Edi Rama e cilëson si një “gur” që demokratët po e përdorin për të goditur njëri-tjetrin.
Në emisionin “Opinion”, Rama kujtoi dhe deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha se Basha ka marrë provat nga PD, duke thënë se prokuroria duhet të hetojë pasi provat ekzistojnë ende.
“Kjo çështje është kthyer në skenën politikeë jo për të bërë transparencë, por për tu përdorur si gurë i radhës për tu vrarë mes tyre. Njerëzit që i vunë gjoksin në atë kohë Bashës, sot flasin për kompjutera të zhdukur. Çështjen e investigon prokuroria, provat janë aty dhe çështja është aty., Sot është dita për ti kërkuar ndjesë, Ballës, Spiropalit dhe Braçës”,-tha Rama.