Mediat e Irfan Hysenbelliut, pasi kanë intervistuar me radhë punonjësit e “Prestige Resort”, që nga kuzhunierët, e deri tek rojet, shkruajnë se kryeministri Edi Rama ka qenë i afërt dhe i dashur me pronarin e tyre.

Madje, thonë se ka qenë vetë Edi Rama ai që ka skicuar projektin e këtij resorti dhe ku ka qendruar mbi kokë gjatë punimeve.

“Edi Rama është njëherësh artitekti i ndërtimit dhe prishjes i Prestige Resort. Gjatë kohës që “Prestige Resort” ndërtohej, kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet duke parë nga afër punën që po bëhej dhe madje ka ndryshuar dhe ngjyrën me të cilën po lyhej resorti. Rama jo vetëm skicoi ishullin në pishinë, jo vetëm dha idetë për pistën e resortit, por edhe ndryshoi ngjyrën e tij.

Një vizitë e zhvilluar më 7 prill 2016 do të ishte surprizë për punonjësit që ende po punonin për të sjellë në jetë një krijesë në bregdetin e Adriatikut, ndër më të preferuarat nga turistët e huaj dhe vendas. Rama ishte ai që iu tha punëtorëve të përdornin një tjetër ngjyrë për lyerjen e tij.

Kryeministri e ka ndjekur hap pas hapi ngritjen e këtij resorti, në të gjitha etapat e tij, ka qëndruar disa herë dhe madje strehoi aty të prekurit nga tërmeti dhe nga shtetasit afganë, por sërish nuk pa asnjë paligjshmëri deri më 1 shtator, kur fadromat dhe Policia u dërguan për të prishur dy pishinat e resortit dhe dje pistën para tij.

Rama është i shoqëruar nga punonjësit, të cilët kanë dëshmuar se vetë ai ka dhënë ide për ndërtimin e kësaj piste që kishte si funksion, ndaljen e erozionit dhe për t’iu ofruar pushuesve një lloj qetësie para hotelit.

Vetë Rama tregohej i dashur dhe i afërt, duke arritur deri aty sa nën pishat e “Prestige Resort” skiconte me dorën e tij modelin e pishinave apo jepte ide për ngjyrën e hotelit. Firma e Kryeministrit Edi Rama nuk është vetëm te projekti i “Prestige Resort” që prej tri ditësh tashmë sheh fadromat në oborrin e tij. Një vizatim i firmosur madje është lënë nga ai për pronarin edhe për ishullin në pishinën e shkatërruar tashmë, e cila është ndërtuar që në vitin 1996.

Janë ende të freskëta pamjet e vizatimit të kryeministrit të asaj që e ka quajtur “pema e jetës” që do të implementohej më pas nga projekti, si u ndërtua dhe çfarë ka mbetur pas aksionit të IKMT-së që në kundërshtim me ligjin dhe duke mos njohur asnjë dokument, prej tri ditësh vijon shembjet. Ç’i ndodhi njeriut që u përfshi personalisht në ndërtimin e resortit, të sjellë fadromat dhe matrapikët, kur më parë kishte vendim për nxjerrjet nga godina të “Neës 24” apo tatimet në bizneset e “Hysenbelliu Group”?!”, shkruan gazeta “Panorama”, e cila në rreshtin e fundit tregon edhe hallin e vërtetë./Tema