Financimi rus i partive politike është bërë tema e ditëve të fundit, pas lajmit se Partia Demokratike kishte marrë 500 mijë nga Rusia në vitin 2017.

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgejdhjeve, Kristaq Kume dhe aktivisti i Qëndresës Qytetarë, Migen Qiraxhi, kanë qenë të ftuar në “Abc live” për të folur për këtë çështje.

Kume komentoi takimin e ambasadores amerikane Yuri Kim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike, duke thënë se ishte një hap që duhej ndërmarrë.

“Është një pjesë, sepse pjesa tjetër nuk varet fare nga KQZ. Ka kuptim që të bëhej ky takim atje, të thirreshin atje partitë politike, si institucione që mund të bëhen pjesë e kësaj shkeljeje”, tha ai.

Kume vazhdoi me tej duke shpjeguar se legjislacioni shqiptar e ka të rregulluar mirë pjesën e financimit të partive politike.

Siç tha ai, fondet jopublike nga jashtë vendit, qeveri apo institucione joshqiptare, përbëjnë shkelje të ligjit.

“Legjislacioni jonë problemin e financimit të partive, veçanërisht me fonde jopublike e ka mirë të zgjidhur. Legjislacioni jonë e trajton këtë në kodin zgjedhor dhe ligjin për partitë poilitike. Në kod theksohet se subjektet politike dhe kandidatët e tyre mund të përfirtojnë fonde jopublike vetëm nga institucione apo biznese shqiptare, apo shqiptarët që banojnë jashtë vendit. Nuk përmendet në asnjë moment që ka mundësi të përdorin para nga persona që vijnë nga jashtë. Nëse përdorni para që nuk vijnë nga shqiptarët keni shkelur ligjin.

Në ligjin për partitë politike thuhet se ndalohet financimi i partive nga qeveri dhe institucione jo shqiptare. Lejohet të merret mbështetje nga jashtë vendit vetëm nga parti apo koalicione partish politike, fondacione që nuk janë shqiptare. Tjetër është e pamundur.

Çdo financim që nuk plotëson këto dy kushte është shkelje flagrante e ligjit është i barabartë me atë që ndodh rëndom tek ne, të paktën opinion është i mbarsur me deklarata të tilla, me atë që paratë e mafies, korrupsionit, përdoren për investime, pastrohen paratë. Është e njëjta gjë. KQZ maksimumi që mund të bëjë, të ketë kapacitete të shtuara për të verifikuar raste të tilla. Verifikim i cili është administrative që do të thotë maksimumi që mund të bëjë KQZ, e ngarkon edhe me detyrën e verifikimit të deklarimit të parave vjetore të partive. Ky verifikim mund të prodhojë fakte, prova që mund të trajtohen nga institucionet ligjabzatuese.

Për mua, për të parandaluar veprime të tilla, ndërhyrjen e parave të pisëta, që kur hyjnë nga qeveri kanë target shumë të qartë. Këto para u jepen këtyre sepse këta premtojnë se mund të bëjnë më shumë në interes të atyre”, tha Kume.

Ndërkohë, Qiraxhi vuri në dukje shkeljet e partive politike në zgjedhjet e lokale të 6 marsit, ndërsa shtoi se ato kanë qenë tëpainteresuara për të bërë transparencë.

“Dukshëm partitë politike kanë qenë ato që e kanë amnistuar debatin. Kanë qenë të parat të painteresuara që mos të ketë transparencë financiare. Ne kemi nevojë për mekanizma për të ndihmuar qytetarët për të denoncuar kur konstatojnë rastet e tilla. Ne kemi pasur mundësi që vetëm në zgjedhjet e 6 marsit, të evidentojmë 11 raste të kallëzuara në KQZ, prej të cilave zyrtarë të lartë janë gjetur me shkelje të Kodit Zgjedhor”, tha ai.

Kume gjithashtu foli për një zgjidhje të mundshme dhe mundësitë për ndryshimin e legjislacionit për të parandaluar raste të tilla dhe tha se nuk është një çështje që zgjidhet aq lehtë.

“Ka vend për të ndërhyrë në ligj për parandalimin e veprave të tilla. Ajo që është e rëndësishme veç ndryshimeve që mund të bëjmë në ligj, është ushtrimi i presionit dhe puna e vazhduesdhme e të gjithëve, sidomos opozita, ndaj institucioneve ligjzbatuese për të zbatuar ligjin. Nuk është problem i cili mund të zgjidhet me një rënie të lapsit. Është pjesë e mënyrës së të bërit shtet te ne, mënyrës së realizimit të detyrave që kanë institucionet”, tha ish-kreu i KQZ. /abcnews.al