Ish-presidenti rus dhe aleati i Putinit Dmitry Medvedev ka akuzuar SHBA-në dhe aleatët e saj se po përpiqen të provokojnë shpërbërjen e vendit dhe paralajmëroi se përpjekje të tilla mund të çojnë në fundin e botës.

Ai paralajmëroi Perëndimin se një përpjekje për ta shtyrë Rusinë drejt kolapsit do të përbënte një “lojë shahu me vdekjen”.

Ai pretendoi se disa në Perëndim do të donin të “përfitonin nga konflikti ushtarak në Ukrainë për ta shtyrë vendin tonë drejt një kthese të re shpërbërjeje, të bënin gjithçka për të paralizuar institucionet shtetërore të Rusisë dhe për t’i hequr vendit kontrollet efikase, siç ndodhi në 1991”.