Një burrë ukrainas ka rrëfyer një ngjarje të rëndë që ka përjetuar, i cili thotë se është lidhur, rrahur dhe torturuar me elektroshok, gjatë kohës që fshati i tij ishte i pushtuar nga rusët. Por, nuk ishin forcat ruse, Andrii Matiazh, 46 vjeç, thotë se ishin policët lokalë ukrainas që kishin kaluar në anën e kundërshtarëve dhe kishin tradhtuar vendin e tyre.

“Dikush më torturoi,” tha ai, duke folur në shtëpinë e tij në Volokhivka, e cila është rreth katër milje nga kufiri i Ukrainës me Rusinë.

“Ata kanë qenë në forcat e policisë (ukrainase)para pushtimit dhe më pas janë kthyer në anën ruse”.

Ukraina ka akuzuar forcat ruse për përdorimin e torturës në zonat që ata kontrollonin, duke thënë se më shumë se 10 dhoma torture janë gjetur në zonat e sapoçliruara të rajonit të Kharkiv, në verilindje të vendit.