Një makinë është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Partizani”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është përfshirë nga flakët një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit P. M. Nga të dhënat paraprake ka dyshime se zjarri te këtë ndodhur për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.