Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga stuhitë që goditën Italinë qendrore duke përmbytur rrugë dhe shtëpi, thanë autoritetet për AFP.

Tre persona janë zhdukur, duke përfshirë një fëmijë gjashtëvjeçar që udhëtonte me një automjet.

“Sipas prefekturës lokale, numri i përkohshëm i vdekjeve është shtatë. Trupi i shtatë sapo është gjetur”, tha një zëdhënës i agjencisë së mbrojtjes civile, duke konfirmuar raportet në mediat lokale.

Zona më e goditur ishte Ankona, një qytet port në Adriatik, ku disa zona ishin pa energji elektrike apo lidhje telefonike. Shkollat ​​u mbyllën të premten në zonat e prekura.

Stuhitë goditën gjithashtu Umbrinë fqinje.

Gazeta “Corriere della Sera” tha se rreth 400 milimetra shi ranë në dy orë.