Thashethemet për një unazë në gisht dhe martesë të fshehtë mes Rita Orës dhe regjisorit Taiki Waititi qarkulluan pafundësisht gjatë muajve të verës në mediat britanike.
Por, vetëm sot këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka hedhur hapin e rëndësishëm dhe ka pranuar se martesa është e vërtetë.
Rita Ora teksa flitë për herë të parë për martesën e saj, është shprehur se ndihet kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin 47-vjeçar.
Madje 31-vjeçarja këmbëngul se po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.
Ylli i pop-it ka treguar se është frymëzuar nga martesa e prindërve, Vera dhe Besnik, të cilët janë bashkë prej më shumë se 30 vitesh.
“Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në dashuri dhe jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën. Prindërit e mi kanë qenë së bashku më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika. Ai është shumë qesharak dhe i bukur”, ka shtuar këngëtarja me famë botërore.
Ajo tha në podkasitn “Jaime Wintstone’s Greates Night Ever”: “Jam e dashuruar. Jam shumë e dashuruar. Jam e dashuruar, jam e dashuruar, amen!”.