Nga Kate Moss te Maggie Gyllenhaal dhe Natalie Portman, Java e Modës në Paris, pranverë-verë 2023 është jashtëzakonisht elegante dhe plot me yjet e famshëm. Të ftuarit mbërritën në kryeqytetin francez për të marrë pjesë ne krijimet më të fundit të stilistëve. Zoe Kravitz kishte veshur një top dhe fund të tejdukshëm mbi një mantel saten dhe Hailey Bieber një super mini fustan ngjyrë jargavani nga Saint Laurent, ndërsa Elle McPherson kombinoi një fund midi me bel të lartë të qëndisur me një këmishë të zezë dhe çizme me lidhëse nga Dior.
Më poshtë janë të gjitha pamjet që janë publikuar deri më tani: