Ish-mesfushori i Milanit, Klarens Sedorf, ka dhënë së fundmi një deklaratë disi komprometuese, teksa ishte i ftuar në Festivalin Sportiv të organizuar në Trento. Sipas holandezit, në Itali dhe jo vetëm nuk i preferojnë shumë trajnerët me njyrë.
46-vjeçari aktualisht është pa punë dhe u ankua për mungesën e ofertave teksa tërhoqi vëmendjen për mungesën e trajnerëve me ngjyrë në futbollin botëror. Holandezi legjendar e filloi karrierën e tij drejtuese te Milani, ku shijoi 10 sezone vezulluese si lojtar. Ai u emërua trajner në janar 2014, por aventura e tij zgjati vetëm katër muaj në detyrë.
Sedorf shkoi më pas në Kinë për të duke marrë drejtimin e skuadrës kineze Shenzhen FC. Nga atje, ai më pas mori drejtimin e Deportivo La Coruna përpara se të emërohej trajner i Kamerunit.
“E pyeta veten pse nuk pata mundësi të tjera në Itali, kam dy fëmijë të lindur këtu. Unë nuk mendoj se Italia është një vend racist. Ka racistë si kudo, por aty është sistemi me racist. Ka pak shpjegime pse trajnerët qe erdhën pas meje te Milani gjetën një skuadër në Itali dhe unë nuk kam marrë asnjë propozim në 20 vjet nga Italia. Ose më thonë: “Nuk duam të të ofendojmë me një propozim”. Në të gjithë Europën është problemi i trajnerëve me ngjyrë që nuk kanë mundësi, propozimin e parë serioz e gjeta në Kinë. Por është zhgënjyese të shohësh që pas përvojës në Milano në të cilën isha mirë, nuk mera asnjë telefonatë.
Futbolli pasqyron shoqërinë. E bëra një mision jetësor, krijimin e barazisë dhe përfshirjes. Duhet të jetë forca e shoqërisë. Në ditët e sotme bota është e lidhur, nuk ka më asnjë mënyrë për t’i mbajtur njerëzit jashtë.
Ti gjen veten pranë dikujt që nuk të ngjan, por që është më shumë i vendit tënd se vetja, kush di më shumë… Ishte një moment i vështirë, e kisha ndërgjegjen, por nuk e mendoja që do të ndodhte me mua”- tha Sedorf.