Prokurori Klodian Braho nuk do të kandidojë për postin e kreut të ri të SPAK-ut pas përfundimit të mandatin të Arben Krajës. Braho e ka konfirmuar vetë se nuk do të marrë pjesë në garë.

Kreu i KLP, Alfred Balla u shpreh se drejtuesi aktual, Arben Kraja përfundon mandatin në datën 18 dhjetor dhe si detyrim këshilli duhet të hapë 3 muaj para garën. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.

Tre ishin kadidatët të cilët kanë shfaqur interes: Edvin Kondili, Andand Xholi dhe Klodian Braho i cili u tërhoq.