Kryeministri Edi Rama do t’i rikthehet komunikimit me qytetarët nëpërmjet platformave online. Kreu i qeverisë ka njoftuar se nesër ne orën 11:00 do të jetë drejtpërdrejt në Facebook dhe Instagram.

Rama thotë se ka kaq shumë gjëra për të folur, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që t’i dërgojnë pyetje. “Çdo pyetje është e mirëseardhur????”, shkruan Rama në postimin e tij

Ky komunikim i radhës i kryeministrit me qytetarët vjen pas prezantimit të paketës së dytë për përballimin e krizës. Me paketën e re do të ketë mes të tjerash edhe ndryshim të fashës së çmimit të energjisë.