Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale, thotë se mbrojtja e demokracisë është sot një detyrë patriotike.
Zgjidhja thekson Meta nuk është largimi nga vendi, “as nënshtrimi, por përballja me të keqen, që ka kapur për fyti Shqipërinë!”
“Dita Ndërkombëtare e Demokracisë na gjen sot në betejë dhe në krye të misionit të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të inkriminuar dhe të korruptuar!”, shkruan Meta në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto të vjetër të tij dhe Azem Hajdarit me të rinj të tjerë në dhjetor të vitit 1990, në një takim me Ramiz Alinë.
foto e publikuar nga kreu i PL-se ne FB, vite me pare, Azem Hajdari dhe Ilir Meta pas tij
“Kjo është beteja jonë, e njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë tonë të mrekullueshme! Koha nuk pret! Demokracia, Liria dhe Dinjiteti Njerëzor janë të panegociueshme!”, thekson Meta.