Deklarata e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë por edhe e kryeministrit Edi Rama sa i takon përballimit të krizës me masa shtrënguese është hedhur poshtë nga Ambasada Zvicerane.
‘Kondicioneri 19 gradë të fut në burg’- kështu ishte deklarata e qeverisë nga Rama e Balluku teksa flisnin për masat ekstreme që shtetet e botës kanë ndërmarrë. Për lajmin e përgënjeshtruar i pyetur nga gazetarët Rama kërkoi ndjesë ndërsa tha se ky lajm është përhapur gjithandej jo vetëm nga Rama por edhe nga mediat zvicerane.
‘Ky lajm është përhapur gjithandej, jo nga unë po nga vetë mediat zvicerane.
Në bashkëbisedimin e sotëm publik, pasi një gazetare shpjegoi, se sipas ambasadorit zviceran ky ishte keqkuptim, kërkova madje edhe ndjesë, pavarësisht se s’kam asnjë gisht në ndërkombëtarizimin e këtij lajmi me burim median zvicerane. Tani po bashkëngjis një postim kuptimplotë pas bashkëbisedimit publik dhe dy nga shumë linqet e lajmit në fjalë!
Jam i bindur që e bëni vetë dallimin mes kujt ka respekt për të vërtetën e për publikun dhe kujt burimet e informimit i përdor për helmimin masiv të publikut!’- tha Rama.