Presidenti turk Erdogan ka fajësuar për krizën energjetike të Europës vetë atë, si rezultat i sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Ai tha se kombet europiane “po korrnin atë që mbollën” duke vendosur kufizime ekonomike ndaj Rusisë.
“Qëndrimi i Europës ndaj Putinit, sanksionet e sollën Putinin në këtë pikë: “Nëse ju bëni këtë, unë do ta bëj atë,”. Ai po përdor të gjitha mjetet dhe armët e tij. Gazi natyror, për fat të keq, është një prej tyre,” tha Erdogan.