Rexhep Tajip Erdogan ka dhënë mendimet e tij për shkurtimin e eksporteve të gazit nga Rusia, duke thënë se Evropa “po korr atë që mbolli”.
Moska ka ndaluar për një kohë të pacaktuar rrjedhën e gazit përmes tubacionit të saj kryesor Nord Stream 1, në një hakmarrje të dukshme kundër sanksioneve perëndimore.
“Evropa në fakt po korr atë që mbolli”, u tha Erdogan gazetarëve në Ankara, duke shtuar se sanksionet e shtynë Putinin të hakmerret duke përdorur furnizimet me energji.“Putini po përdor të gjitha mjetet dhe armët e tij, dhe më e rëndësishmja prej tyre është gazi natyror. Fatkeqësisht – ne nuk do ta dëshironim këtë, por – një situatë e tillë po zhvillohet në Evropë,” tha ai.“Unë mendoj se Evropa do të përjetojë probleme serioze këtë dimër. Ne nuk kemi një problem të tillë.”Turqia është përpjekur të vendosë një ekuilibër midis Ukrainës dhe Rusisë, duke kritikuar pushtimin dhe duke dërguar armë në Kiev, por duke kundërshtuar sanksionet perëndimore dhe vazhdimin e tregtisë me Moskën.
Në vend të kësaj, ajo është fokusuar në përpjekjet ndërmjetësuese për t’i dhënë fund luftës.