UEFA organizoi pak ditë më parë Konferencën Vjetore të Sigurisë “Sharing the Stage”, që këtë vit u mbaj në Stamboll të Turqisë. Ky event i UEFA-s zhvillohet një herë në vit para nisjes së sezonit të ri futbollistik me objektivin e shkëmbimit të informacioneve mbi praktikat më të mira, ndërmjet oficerëve të sigurisë së klubeve dhe policisë dhe përgatitjet për ato që na presin më tej.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 440 pjesëmarrës nga të 55 vendet e Evropës, anëtare të UEFA, kryesisht oficerë sigurie të federatave si dhe të klubeve të Futbollit që marrin pjesë në ndeshjet e kupave të Evropës (Champions, Europa dhe Conference league), zyrtarë të organeve kryesore të politikave të futbollit që punojnë bashkë me sektorët e sigurisë dhe organizimit të ndeshjeve të UEFA, vëzhgues, përfaqësues të policive dhe rrjetit të NFIP (pikave kombëtare për shkëmbimin e informacionit për ndeshjet e futbollit).