Martesa sekrete e Rita Orës me regjisorin Taika Waititi ka qenë kryefjalë e mediave të huaja. Thuhet se çifti në fillim të këtij muaji u martuan në një ceremoni private dhe po përgatiten për një dasmë të madhe.
Rita mbajti një konferencë për shtyp ditën e sotme para koncertit që do mbajë në Tiranë dhe nuk ka munguar një pyetje me spec nga gazetarët. Ajo u shfaq ditën e djeshme gjatë një vizite duke gatuar byrek. Por, a ishte byreku në menunë e dasmës së saj?
“Pyetje e bukur, por nuk mund të ta them këtë gjë tani. Fatkeqësisht…por jam shumë e lumtur.”-tha Rita. Kjo është hera e parë që Rita u prononcua për dasmën e saj.
Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të zyrtarizonin romancën e tyre atë gusht. Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një dasmë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.
Kujtojmë se Rita ndodhet në Tiranë pasi do performojë natën e sotme në sheshin ‘Skënderbej’.Koncerti do jetë falsa dhe bëhet në nder të shpalljes së Tiranës ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’.