Zëvendës kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua sot me nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” në Tiranë, në kuadër të fushatës sensibilizuese për kursimin e energjisë elektrike.Teksa i foli fëmijëve për krizën energjitike që ka pushtuar botën dhe për shkaqet që na sollën deri këtu, Balluku u kërkoi fëmijëve që të kursejnë energji elektrike, në mënyrë që të kontribuojnë në menaxhimin e krizës.Balluku u tregoi fëmijëve mënyra praktike si të kursejnë energji, duke filluar që nga lënia e karakusit në prizë dhe hapjen e frigoriferit.Ndërsa solli shembullin e Zvicrës, një vend, i cili dënon me burg këdo që mban kondicionerin mbi 19 gradë.
“Krizën tashmë e dinë të gjithë. Për dy arsye, e para lufta midis Rusisë dhe Ukrainës dhe e dyta ka të bëjë me ndryshimet klimaterike kanë bërë që Anglia të shpallë për herë të parë këtë vit një emergjence thatësire.
Nga ana tjetër në vendet e Mesdheut siç jemi ne sot e kësaj ditë po përballemi me thatësirën, stinët nuk janë më 4 por dy. Kjo na krijon neve problem me hidrocentralin. Ndaj duke u përballur me krizën nga lufta dhe thatësirën sot e gjithë Europa ndodhet përballë një problem shumë të madh, kriza energjitike.
Kriza energjitike është pak e vështirë për tu kuptuar. Mburoja sociale energjitike. Asnjë abonent deri më sot nuk a paguar asnjë lekë më tepër, pavarësisht se qeverisë i është dashur ta blejë. Gjatë dimrit do të jetë më vështirë, sepse konsumi është më i gjatë. Sot duhet të kursejmë, ju mund të bëheni heroi i energjisë. A e dini se kur e heqim telin nga karikimi, karikuesi që lëmë në prizë konsumon energji. Kur hapim derën e frigroriferit harxhojmë më shumë energji. A e dini se në Zvicra dënon me burg ata që e mbajnë kondicionerin mbi 19 gradë?”, tha Balluku para fëmijëve në shkollën “Lasgush Poradeci”.