Pasi inspektoi spitalin e ri të Laçit, kryeministri Edi Rama kujtoi se qyteti ishte i lënë pas dore nga qeveritë e mëparshme. Nuk hezitoi të përmendte votën duke thënë se opozita aktuale ka marrë rëndshëm vota për shumë vite nga qytetarët në Laç, ndonëse ky vend ishte lënë në harresë për vite me radhë.

“Sa më shumë gjëra të përpiqesh të bësh, aq më shumë je i ekspozuar ndaj gabimeve dhe prova që po i japim këtij komuniteti është provë e rëndësishme e natyrës së bindjeve të qasjes sonë, e cila nuk varet nga sa shumë na voton apo jo një komunitet.

Shpresoj të na votojnë më shumë në Laç, por pak rëndësi ka ky fakt përballë nevojës së njerëzve për të shërbyer, pavarësisht se kë votojnë.

Dua të kujtoj se ishte një qytet i lënë pas dore rëndshëm për shumë vite nga ata që e kanë marrë votën rëndshëm për shumë vite.

Ne më pas nuk është se bëmë ndonjë gjë të madhe, por bëmë diçka më shumë deri kur tërmeti dhe gjithë ajo tragjedi që goditi këtu më shumë se kudo tjetër, na vuri përpara detyrimit për të nxjerrë nga ajo krizë e rëndë të gjithë atë që të ofron një mundësi e madhe, për ta rilindur të gjithë këtë zonë”, tha Rama