Britania i thotë sot lamtumirë Mbretëreshës Elizabeth II. Funerali do të mbahet në Westminster Abbey në Londër në orën 11:00 ku do të jenë të pranishëm rreth 2000 njerëz.

Ceremonia ( e cila vlerësohet se do të ndiqet nga të paktën 4.5 miliardë spektatorë) do të përqendrohet në Westminster Abbey, ku eshtrat e Elizabeth do të mbërrijnë të mbajtura në procesion dhe ku riti i varrimit do të fillojë në 11. Një milion britanikë po mblidhen në Westminster Abbey, dyert e së cilës do të janë hapur në orën 8 të mëngjesit për hyrjen e të ftuarve.

Të rrethuar nga shumë forca policore, në funeral do të jenë të pranishmëm rreth 500 krerë shtetesh dhe personalitete të huaja.

Të pranishëm do të jenë anëtarët e familjes mbretërore, miqtë dhe punonjësit që i shërbyen Mbretëreshës, familjet mbretërore europiane, liderët e Commonwealth si dhe të tjerë liderë botërore. I pranishëm do të jetë edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij.

Funerali i Mbretëreshës do të shfaqet në parqe, sheshe dhe kinema në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Që prej 8 shtator kur ndërroi jetë, ka pasur radhë të gjata qytetarësh që janë prekur nga humbja e Mbretëreshës dhe kanë mbushur rrugët e Britanisë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.