Sa herë ndodh një largim në formatet e njohura televizive, gjeja e parë që përflitet është një zënkë midis elementëve të atij emisioni.
Kështu ndodhi edhe në rastin e largimit të Bora Zemanit nga Për’puthen, ku u bë një zhurmë e madhe në rrjet për një mosmarrveshje të mundshme me Olsa Muhametin. Mirëpo, postimi i fundit i autores së programit të dashurisë ndaj moderatores, hedh poshtë gjithçka.
Olsa i ka dedikuar disa story në Instagram Borës, ku shprehet me fat që ka punuar me të.
“Nuk di nga t’ja nis e nuk di ku të mbaroj. Ti e di sa të vlerësoj në çdo aspekt, profesional, njerëzor, si këshilluese, si super mike që je, etj. Kam qenë me fat që të kam njohur e po aq me fat që kam punuar me ty,”-shkruan Muhameti.
Dhe jo vetëm kaq, ajo nuk hezitoi t’a uronte publikisht Zemanin për projektin e ri që do të moderojë.
“Dhe mezi pres të të shoh të shkëlqesh në “Dancing with the Stars. Ta dish se të dua shumë”-përfundon Olsa.
Sakaq nuk ka munguar edhe reagimi publik i Bora Zemanit e cila e konsideron këtë si një ndarje të bukur.
“Ja që ka edhe “ndarje” të bukura!” Mbyllëm dy sezone të forta por që do kujtohen me nostalgji e do na marrë malli gjithmonë! Faleminderit për mbështetjen që nuk ma ke kursyer asnjëherë! Kam besim që do bësh gjëra edhe më të bukura me energjinë dhe përkushtimin tënd! Tani, ta lemë ndarjen profesionale dhe kthehemi tek lidhja shoqërore. Nesër e lamë atë kafen?”– shkruan Bora.
Kujtojmë që Bora Zemanin së shpejti do ta shohim si moderatore e emisionit të kërcimit në Top, “Dancing with the Stars”. Ajo për dy vite ishte nën moderimin e Përputhen./Panorama Plus