Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte sot në Panairin e Verërave në Beograd, ku për herë të parë prodhuesit bëhen bashkë për të promovuar verërat e rajonit, krahas prodhuesve të mirënjohur.
Ne ceremoninë e hapjes së edicionit të parë të panairit morën pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë se Veriut Dimitar Kovaçeski dhe kryeministri ne largim i Malit te Zi, Dritan Abazoviç.
Por ajo çka ra në sy në nisjet të panairit, ishte zbulimi i logos së re të “Open Balkan”, ose të paktën këtë të lë të kuptosh ajo çka shfaqet pas krahëve të Ramës, Vuçiç dhe Kovaçevskit.Logo është e ndërtuar me gërmat O dhe B, që përfaqësojnë inicialet e “Open Balkan”, ndërsa në to janë “shkrirë” në një të vetëm flamujt e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë.Logoja u shfaqe në momentin kur tre liderët u ngjitën në podium për të bërë foton zyrtare të panairit.