Benjamin Pavard u transferua nga Stuttgart te Bayern Munchen para 3 vitesh. Mbrojtësi 26 vjeçar ka dhënë një intervistë për L’Equipe ku është shprehur se fillimi për të ka qenë mjaft i vështirë në Mynih dhe pranon se ka qenë në depresion për shkak të Coronavirus që u përhap me shpejtësi nëpër botë.
“Unë arrita dhe fituam gjithçka. Nuk mund të ëndërroja për një debutim më të mirë. Pastaj erdhi Covid dhe ishte një kohë e vështirë. Në planin personal nuk ishte e lehtë të ishe vetëm në një vend që nuk është i imi.
Isha larg familjes, miqve të mi. Diçka nuk shkonte me jetën time, por më bëri të rritesha. Unë vazhdova, u bëra më mirë. Pak e dinë se çfarë kam kaluar. Vetëm për shkak se ju siguroni jetesën nuk do të thotë se jeni të lumtur” – Tha ai.