Shtetet e Bashkuara pretendojnë se Moska ka hequr dorë kryesisht nga pushtimet e saj pranë Kharkiv dhe se shumë ushtarë rusë në tërheqje janë larguar nga Ukraina. Sipas zëvendëskryeministrit ukrainas, zyrtarët rusë kanë kontaktuar me Kievin ditët e fundit për të negociuar.
Zëvendëskryeministrja ukrainase Olga Stefanishyna thotë se zyrtarët rusë kanë kontaktuar me Kievin ditët e fundit për të negociuar.
‘Një veprim që Zëvendëskryeministri thotë se është i lidhur me kundërofensivën e fundit ukrainase, të cilën Moska tani do të donte ta ndalonte.’- tha ajo.
Ndërsa nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitri Medvedev paralajmëroi se projekt-traktati i sigurisë i paraqitur nga Kievi, i cili sheh Italinë mes garantuesve, është “në fakt një prolog i Luftës së Tretë Botërore”.
Sipas ish-kreut të Kremlinit, “natyrisht, askush nuk do t’u japë asnjë garanci nazistëve ukrainas, në fund të fundit është pothuajse si të zbatohet neni 5 i Traktatit të NATO-s”. Por “nëse këta idiotë vazhdojnë të pompojnë regjimin e Kievit të pakontrolluar me llojet më të rrezikshme të armëve, herët a vonë fushata ushtarake do të shkojë në një nivel tjetër”.
Ndërkohë, Ukraina mund të pretendojë çlirimin e pothuajse 6 mijë kilometra katrorë territor. Sipas Shteteve të Bashkuara , Rusia ka hequr dorë kryesisht nga pushtimet e saj pranë Kharkiv dhe shumë ushtarë në tërheqje janë larguar nga Ukraina. Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka shprehur vlerësimin për përparimin e Ukrainës në luftë por se me të ardhmen do të jetë rrugë e gjatë.
“Ukrainasit kanë bërë përparim të rëndësishëm, por do të jetë një rrugë e gjatë”.