Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mirëpriti thirrjet e agjencisë bërthamore të OKB-së për një zonë mbrojtje sigurisë në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia. Fabrika është pushtuar që prej fillimit të luftës nga Rusia, e që nga ajo kohë është sulmuar vazhdimisht, me të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën.

OKB-ja thotë se bombardimi i termocentralit më të madh bërthamor në Evropë duhet të përfundojë menjëherë, pasi granatimet mund të shkaktojnë lëshim të pakufizuar të materialeve radioaktive.

Në një raport të botuar të martën pas vizitës së javës së kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se prania e pajisjeve ushtarake ruse në terren mund të minojë sigurinë e centralit.

Granatimet vazhduan ndërsa një ekip prej 14 trupash të IAEA vizitoi vendin javën e kaluar dhe kreu i saj, Rafael Grossi, paralajmëroi për një rrezik real të katastrofës bërthamore. Edhe pse pjesa më e madhe e ekipit u largua nga uzina pas dy ditësh, ai tha se dy nga zyrtarët e tij do të qëndronin atje në baza të përhershme.

Zelensky tha se do të mbështeste krijimin e zonës së sigurisë, nëse synimi është çmilitarizimi i territorit të centralit bërthamor. Zelensky tha se raporti vuri në dukje praninë e pajisjeve ushtarake ruse në territorin e uzinës dhe iu referua presionit ndaj punonjësve, së bashku me “referencat e qarta për pushtimin ushtarak rus”.

Të martën, Rusia akuzoi Kievin se goditi zonën tre herë në 24 orë. Ukraina thotë se forcat ruse e kanë përdorur uzinën si një mburojë për të qëlluar në qytetet e afërta, megjithëse Rusia këmbëngul se po ruan vendin që ka nën kontroll.