Luftime të ashpra po vazhdojnë në jug të Ukrainës, përfshirë edhe granatime në qarkun Enerhodar, afër centralit të pushtuar bërthamor të Zaporizhias.
Kështu bëri të ditur më 2 shtator Ministria britanike e Mbrojtjes.
Këto raportime vijnë derisa inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë vazhdojnë të jenë në centralin bërthamor. Inspektorët arritën në Zaporizhja më 1 shtator pavarësisht granatimeve në zonë, që shtyn autoritetet në central të ndalnin një prej reaktorëve.
Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për kryerje të sulmeve në këtë zonë para vizitës së misionit të Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore.