Inter nuk e ka nisur shumë mirë sezonin 2022/23. Zikaltrit kanë pësuar 4 humbje në nëntë ndeshje zyrtare të luajtura mes kampionatit dhe Champions League.
Një rezultat për t’u korrigjuar sa më parë për Simone Inzaghi-n, i cila është në punë, pa mungesat e kombëtareve, për të gjetur formulën e duhur në kuadër të ndeshjes së madhe ndaj Roma-s me kthimin e kampionatit.
Mes lojtarëve të mbetur në Appiano është edhe Romelu Lukaku, i cili është në rrugë të rikuperimit dhe është kandidat për të qenë arma shtesë që i ka munguar deri tani trajnerit të milanezëve.
Big Rom ka luajtur vetëm tre ndeshje në këtë pjesë të parë të sezonit dhe po ashtu si Calhanoglu po punon për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur në përpjekje për të përmirësuar një situatë të komplikuar.
Nga Inzaghi te Marotta dhe Ausilio, të gjithë e dinë se njeriu i fatit mund të jetë Lukaku, që po përgatitet të rikthehet kundër Roma-s. Pas kthimit nga dëmtimit, edhe Romelu Lukaku duket se ka ide mjaft të qarta për të ardhmen e tij.
Siç theksohet nga La Gazzetta dello Sport, as shkarkimi i Tuchel me ardhjen e Potter nuk depërtoi në mendjen dhe zemrën e belgut që nuk ka as nostalgjinë më të vogël për Premier League.
Kritikat e marra gjatë kohës së kaluar në Angli kanë lënë një shenjë të qartë tek Lukaku, i cili është në simbiozë me jetën milaneze.
Duke pasur parasysh vullnetin për të mos u kthyer më te londinezët, Gazzetta thekson se si marrëveshja e lirimit me kusht për rinovimin e duhet të konfirmohet në çdo rast në fund të vitit aktual dhe pavarësisht rezultateve.
Gjithçka ushqehet nga marrëdhënia mes presidentit të Chelsea, Todd Boehly dhe Roc Nation, klubi që kujdeset për interesat e sulmuesit. Ndërkohë, Lukaku po vrapon drejt rikthimit dhe Interi i tij duket se ka veçanërisht nevojë për fuqinë e tij të tepruar fizike.