Historia përsëritet, miq…
83 vjet më parë, satrapi Zog I, pasi kreu një akt të madh tradhëtie, u largua nga Shqipëria duke marrë me vete edhe floririn, thesarin e shtetit.
Pak muaj më parë, një satrap tjetër, Luli I Ba(l)sha, teksa largohej natën nga Partia, ka marrë me vete kasafortën e PD-së, në të cilën ndodhedhin një shumë e konsiderueshme rublash ruse dhe një thes me dokumente të deklasifikuara të shërbimeve të fshehta sovjetike.
Një auditim i shpejtë i mareshalit dhe shpëtimtarit të atdheut, Saliut III të Madhërishëm, do të nxjerrë në pah shumën e saktë dhe do të dokumentojë për partnerët ndërkombëtarë të gjithë veprimtarinë armiqësore të satrapit Lulzim I. (Namir Lapardhaja)