Më shumë se gjysma e mbetjeve nuk mblidhen nga Qeveria para vitit 2013. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Rama në forumin për menaxhimin e mbetjeve. Ai tha se sot mblidhet 90% e mbetjeve ndërkohë që duhet trajtuar si problematikë e madhe edhe ky 10%.

“Kur ne e nisëm këtë rrugëtim 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, i merrnin ujërat, digjeshin shumë pranë zonave të banuara. Banorët e Kombinatit në Tiranë, ato të Elbasanit dhe Fierit, ku sot situata është krejtësisht tjetër, besoj e kujtojnë akoma se çfarë ndodhte në zonat e tyre me malin e plehrave që sillte në çdo dritare ajrin e ndotur dhe toksik. Banorët e Durrësit e kujtojnë, por fatkeqësisht kanë mbetur në vëmendje edhe të të huajve që e kanë parë në lajmet e vendeve të tyre, fushën e mbushur me vargmale plehrash në Porto Romano. Që sot është një prej parqeve më të mëdha në vend. Sot ne jemi në 910% të grumbullimit dhe kemi akoma një sasi relativisht të vogël që mbetet e pa grumbulluar, por që duhet trajtuar si problem i madh edhe pse është e vogël”, tha Rama.