Ish-kryeministri Boris Johson i ka komunikuar Mbretëreshës Elisabeth dorëheqjen e tij. Johnson udhëtoi drejt Kalasë Balmoral ditën e sotme dhe në një komunikatë për mediat, Buckingham Palace tha se Mbretëresha e pranoi me mirësjellje.

Më pas, Mbretëresha u takua me Liz Truss duke e emëruar atë si kryeministre të re, si pjesë e një procesi formal të ndjekur. Truss pas përfundimit të takimit me Mbretëreshën u largua nga Kalaja Balmoral për t’u kthyer në Londër.

Liz Truss është kryeministrja e 15-të që emërohet nga Mbretëresha.

13 kryeministra të tjerë, nga Sir Anthony Eden te Boris Johnson, kanë marrë pjesë në ceremoninë e “puthjes së duarve”.

Ndërsa, Winston Churchill, ishte në detyrë kur ajo u ngjit në fron. Dymbëdhjetë nga kryeministrat e emëruar Mbretëresha kanë qenë burra.

Truss është gruaja e tretë. Njëmbëdhjetë kanë qenë konservatorë. Vetëm katër, Wilson, Callaghan, Blair dhe Brown, kanë përfaqësuar Partinë Laburiste.

Mbretëresha ka pasur probleme me ecjen, prandaj këto takime kanë ndodhur në Kalanë Balmoral në Skoci në vend të Pallatit Buckingham në Londër.

Ky është imazhi i parë i mbretëreshës prej disa kohësh.