Një peshkarexhë është mbytur në Portin e Durrësit paraditen e kësaj të marte teksa ishte e ankoruar pas njoftimeve se do të kishte mot të keq. Mësohet se shkak është bërë një dëmtim që ka pasur duke bërë që të fuste ujë dhe të mbytej.

Sapo kanë konstatuar problemin, peshkatarët kanë njoftuar autoritetet për ndihmë. Sipas burimeve, peshkarexha do të kalohet në portin e vjetër të peshkimit për tu salduar dhe rastauruar. Ndërkohë po punohet për nxjerrjen e peshkarexhës.